10.8 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Rikonstruktimi i shkollës “Besim Ndrecaj” sjell kushte moderne për nxënësit e Malësisë së Re në Prizren

Shkolla  “Besim Ndrecaj” në  Malësi të Re në Prizrenit ka marrë një pamje të re pas rikonstruktimit të plotë të ambienteve të saj.

Klasa moderne, pajisje bashkëkohore dhe kushte që përmbushin standardet e arsimit cilësor janë tashmë realitet për nxënësit e kësaj shkolle.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka theksuar rëndësinë e këtij investimi si pjesë e një programi më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në qytet.

“Investimet në infrastrukturën shkollore janë pjesë e programit tonë për përmirësimin e kushteve në shkolla, duke garantuar që çdo nxënës, pavarësisht zonës ku jeton, të ketë mundësinë të mësojë në kushte të barabarta”, shkruan  Veselaj-Gutaj.

“Ky projekt synon jo vetëm përmirësimin e kushteve fizike, por edhe krijimin e një ambienti më të motivues për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Shkolla “Besim Ndrecaj” tani ofron një hapësirë të denjë për zhvillimin akademik dhe social të nxënësve”.

“Ky investim është dëshmi e angazhimit të Drejtorisë së Arsimit për të ndërtuar një sistem arsimor gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë fëmijët e Prizrenit”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e parë në FIBA Europe Cup ndaj skuadrës franceze Dijon

Bashkimi do të përballet të mërkurën me skuadrën e njohur franceze JDA Dijon, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në FIBA Europe...

Policia në Prizren sekuestron tre patenta për tejkalim të shpejtësisë

Njësitet e Trafikut Rajonal në Prizren kanë sekuestruar tre patentë shoferi pas shkeljesh të rënda të kufirit të lejuar të shpejtësisë. Operacioni u realizua...

Lajmet e Fundit