KEDS ka bërë të ditur se të premten do të realizohen punime nga pala e tretë, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet nga NS 110/10 kV Prizren 3, në daljen 10 kV J29 Kamenica (kodi: 31000029), dhe do të zgjasë nga ora 12:00 deri në 16:00, raporton PrizrenPress.
Zonat që do të mbesin pa energji përfshijnë rrugët: Enver Hadri, Besëlidhja (një pjesë), Faik Çabrati (një pjesë), Mbreti Gent, Beteja e Pashtrikut, Aleks Buda, Janina, Arta, Flamuri, Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Luj Pasteri, Petro Marko, Skender Latifi, Verrat e Llukës, Afrim Bytyqi, Ismail Qemajli, Lasgush Poradeci, Ismet Gashi, Aziz Kelmendi, Jashar Salihu, Enkelejt, Sadik Ramë Gjurgjeviku, Brigadat, Ismail Kryeziu, si dhe zonat Arban, Jeta e Re, Përparimi dhe Tranziti (një pjesë).
Ndërprerje do të ketë edhe në fshatrat Petrovë (një pjesë) dhe Rrallinë (një pjesë).
KEDS bën të ditur se arsyeja e këtyre ndërprerjeve është risistemimi i shtyllave të betonit 12/1600 dhe kabllove të tensionit të mesëm, punime të cilat po realizohen sipas pëlqimit elektroenergjetik.
Kompania kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kohës së punimeve./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
