Prizreni aktivizon Shtabin Emergjent

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se është aktivizuar menjëherë Shtabi Emergjent për të monitoruar dhe menaxhuar situatën e krijuar nga reshjet e shiut.

“Të gjitha ekipet komunale janë vënë në gatishmëri, përfshirë zjarrfikësit, shërbimet teknike dhe Njësinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Shtabi po ndjek zhvillimet në kohë reale dhe është në koordinim të plotë me institucionet relevante”, njofton ai.

Totaj  u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin rekomandimet zyrtare.

Në veçanti, qytetarët këshillohen që të shmangin qarkullimin pranë lumenjve dhe zonave të ulëta, të raportojnë çdo situatë të rrezikshme, dhe të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet nga institucionet.

Totaj publikoi edhe numrat emergjentë, në rast nevoje, qytetarët mund të kontaktojnë shërbimet përkatëse për ndihmë:
• 112 – Linja e Emergjencës
• 194 – Ndihma e Shpejtë
• 192 – Policia
• 193 – Zjarrfikësit
• 0800 791 99 – KEDS

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit