8.7 C
Prizren
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025

Avokati Smakiqi reagon për arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Avni Qenaj nga Romaja e Hasit: Kërkohet urgjentisht monitorim ndërkombëtar

Avokati, Xhevdet Smakiqi ka reaguar pas arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Avni Qenaj, i cili u ndalua më 25 nëntor 2025 në territorin e Serbisë.

Smakiqi njoftoi se është autorizuar nga familja Qenaj nga Romaja e Hasit/Prizren për të përfaqësuar interesat ligjore të tij brenda dhe jashtë Kosovës.

Ai tha se, bazuar në përvojën e tij si avokat në rastin e Hasan Dakajt, ka nisur menjëherë komunikimet me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd. Smakiqi u shpreh se ka zhvilluar një bisedë të detajuar me shefin e kësaj zyreje, Jetish Jashari, lidhur me rastin Qenaj.

Sipas tij, Avni Qenaj aktualisht ndodhet në 48 orë ndalim në Qendrën e Ndalimit në Beograd. Afati i ndalimit pritet të skadojë nesër, dhe Prokuroria për Krime Lufte në Beograd mund të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

“Familja Qenaj dhe secili nga ne jemi nën ankth, për shkak se trajtimi fizik e psikologjik i ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga autoritetet serbe zakonisht mbetet i frikshëm, me shkelje të dinjitetit njerëzor dhe me veprime antihumane. Kërkohet urgjentisht monitorim nga mekanizmat ndërkombëtarë”, deklaroi Smakiqi.

Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar mbrojtje efektive përmes institucioneve të Kosovës, mekanizmave ndërkombëtarë, por edhe avokatëve nga Serbia.

“Besojmë në pafajësinë e Avni Qenajt dhe shpresojmë që sa më shpejt t’i kthehet familjes, duke gëzuar lirinë e lëvizjes si parim thelbësor i garantuar nga konventat ndërkombëtare dhe nga Traktati i Kopenhagës, ku përfshihet liria e lëvizjes së njerëzve dhe kapitalit”, tha ai.

Smakiqi akuzoi qeverinë e Kosovës për dështim në pesë vitet e fundit për të detyruar Serbinë që të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, të ndërmjetësuara nga BE-ja, për garantimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës, përfshirë ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Ai kritikoi edhe thirrjet e institucioneve të Kosovës ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së që të shmangin lëvizjen nëpër territorin serb, duke e quajtur këtë “diskriminim klasik” dhe “dorëzim përballë qasjes arbitrare të shtetit serb”, në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare ku garantuese është Bashkimi Evropian.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Nesër vëmendja zhvendoset në Prizren: Dy ndeshje që premtojnë zjarr në parket

Superliga e Femrave vazhdon me xhiron e tetë, e cila zhvillohet e gjitha të shtunën dhe pritet të sjellë duele tejet interesante. Pas hapjes...

“Shkrimtari nuk vdes kurrë” – Takim përkujtimor për Ibrahim Skenderin

Në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit të njohur, Ibrahim Skenderi, i cili ndërroi jetë më 17 nëntor 2025, do të zhvillohet një...

Lajmet e Fundit