4.3 C
Prizren
E enjte, 27 Nëntor, 2025

Në Malishevë përurohet pllaka përkujtimore në shtëpinë ku qëndruan krerët e ilegales së UÇK-së

Në Malishevë u mbajt sot ceremonia e përurimit të pllakës përkujtimore në shtëpinë e familjes së Feriz Metë Mazrekut, ku gjatë viteve 1993–1997 kishin qëndruar dhe vepruar krerët e ilegales së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Ngjarja u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Nëndega në Malishevë, në bashkëpunim me familjen Mazreku.

Ceremonisë i pranishëm një numër i madh pjesëmarrësish, përfshirë përfaqësues institucionalë, familjarë të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, bashkëluftëtarë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.

Para zbulimit të pllakës u mbajtën fjalime rasti. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, theksoi rëndësinë historike të kësaj shtëpie, duke e vlerësuar si dëshmi të rolit që Malisheva pati në periudhën e rezistencës dhe përpjekjeve për liri. Ai u shpreh se “kjo shtëpi përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë së luftës sonë çlirimtare”.

Fjalë rasti mbajti edhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, i cili vlerësoi kontributin e familjes Mazreku si bazë e rëndësishme e veprimtarisë ilegale në vitet ’90. Ndërkaq, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e cilësoi përurimin si një dëshmi të mbështetjes së vazhdueshme që populli ka pasur për UÇK-në.

Në emër të familjeve Thaçi dhe Veseli, Ismet Veseli shprehu mirënjohje për familjen Mazreku dhe për të gjithë kontribuuesit në organizimin e ceremonisë.

Pllaka përkujtimore, e zbuluar në përmbyllje të aktivitetit, mban mbishkrimin: “Në këtë shtëpi, nga viti 1993–1997, qëndruan dhe vepruan krerët e ilegales së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre. Nga këtu u morën vendime të rëndësishme për kombin”.

Komuna e Malishevës ka vlerësuar lart sakrificën e të gjithë atyre që kontribuuan në rrugën drejt lirisë dhe ka shprehur mirënjohje të veçantë për familjen Mazreku për guximin dhe kontributin e dhënë në një periudhë vendimtare për vendin./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

61 aksidente vetëm të mërkurën në Kosovë

Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë, u shënuan plot 61 aksidente.   Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, 23 prej aksidenteve ishin me të lënduar,...

‘KOSOVA VOTON’ – është slogani për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot raportin e Listës Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Kjo listë përmban 2,076,422 votues,...

Lajmet e Fundit