14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Nisin punimet për renovimin e Njësisë së Patologjisë dhe Morgut në Spitalin e Prizrenit

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit “Prim.Dr. Daut Mustafa” ka filluar renovimin e plotë të Njësisë së Patologjisë dhe Morgut, që shtrihet në një hapësirë prej rreth 400 m².

Punimet përfshijnë rehabilitimin e ambienteve të brendshme, zëvendësimin e dyshemeve dhe dyerve, përmirësimin e ndriçimit, ventilimit dhe nyjeve sanitare, si dhe riorganizimin modern të hapësirave të morgut sipas standardeve bashkëkohore, raporton PrizrenPress.

Sipas drejtorit të Spitalit të Prizrenit, Osman Hajdari, këto investime synojnë krijimin e kushteve më të mira të punës dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

“Punët e nisura po vazhdojnë me ritëm, për një shëndetësi më moderne dhe më të fortë. Falënderojmë stafin dhe pacientët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë kohës së punimeve”, deklaroi ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Liria e pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit...

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Lajmet e Fundit