Prizreni u mbush me qytetarë në ditën pas natës së Vitit të Ri. Meqë dita pasuese ishte pushim zyrtar, qytetarët shfrytëzuan rastin për të kaluar kohë jashtë, duke përfituar edhe nga moti i mirë.
Shumë prizrenas u drejtuan drejt qendrës simbolike të qytetit, Shadërvanit, ku atmosfera festive vazhdoi edhe gjatë ditës. Po ashtu, edhe një numër i madh turistësh vendorë dhe të huaj, të cilët kishin ardhur në Kosovë për festimet e Vitit të Ri, zgjodhën Prizrenin për të shijuar gjallërinë dhe bukurinë e qytetit.
Qytetarët dhe turistët, duke përfituar nga moti me diell, shëtitën në qendrën e qytetit, mbushën kafiteritë dhe e kaluan ditën e parë të vitit në një atmosferë të këndshme.
Prizreni vazhdoi të përjetojë ditë të gjalla edhe pas festimeve të Vitit të Ri, duke tërhequr interesim të madh si nga banorët lokalë ashtu edhe nga vizitorët.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
