-1.9 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Mbi 200 mijë punëtorë të sektorit privat kanë emigruar gjatë katër viteve

Punëtorët në sektorin privat dhe publik janë përballur me përkeqësim të ndjeshëm të kushteve ekonomike dhe sociale gjatë vitit 2025, si pasojë e mosformimit të institucioneve të reja dhe funksionimit të vendit me Qeveri në detyrë për gati një vit.

Përfaqësuesit sindikalë kërkojnë që Qeveria e ardhshme të veprojë menjëherë, duke vendosur në prioritet dialogun social, rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjeve të pazbatuara ndër vite. Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se punëtorët janë lënë pa mbrojtje institucionale dhe se premtimet e dhëna që nga viti 2021 nuk janë realizuar.

Azemi ka theksuar se gjatë katër viteve të fundit mbi 200 mijë të punësuar, kryesisht nga sektori privat, kanë emigruar, duke e cilësuar situatën si alarmante. Ai ka ngritur shqetësimin edhe për moszbatimin e vendimit për pagën minimale, duke thënë se ka punëtorë që vazhdojnë të paguhen nën nivelin e miratuar, si dhe për vonesat e pagave në kompani publiko-private që financohen nga buxheti i shtetit.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

“Për katër vite kemi mbi 200 mijë të punësuar, sidomos në sektorin privat, të ikur, andaj do të thotë nuk e di se ku mund të shkojë më keq. Gjendja është reale sepse ne vetëm sa po mund të mbijetojmë, përndryshe gjendja është jashtëzakonisht tepër e rëndë edhe sot, nëse ndalet, jemi në gjendje jashtëzakonisht shqetësuese. Me këto politika që janë duke i bërë si tërësi, realisht nuk shoh një përmirësim sepse tani deputetët janë mësuar me atë mendje të çoroditur që këta nuk japin llogari dhe nuk punojnë për ata që i zgjedhin, por punojnë për përfitime të tyre personale. Edhe sot kemi punëtorë që nuk po zbatohet vendimi i pagës minimale që është 350 euro, sot po marrin pagë 292 euro. Kemi punëtorë të sektorit privat që paguhen nga buxheti i shtetit, kompani publiko-private që me 3-4 muaj ditë nuk kanë marrë paga, shkaku i kokëfortësisë së njerëzve që i kemi brenda sistemit udhëheqës të shtetit”, tha ai./Ekonomia Online

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur sonte nga të shtënat me armë zjarri që pati sonte rreth orës 22:50 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.   Rastin e...

‘Arditi Tours’ mohon lajmin për djegien e autobusit

Kompania e transportit 'Arditi Tours' ka reaguar pas raportimeve në disa media,  se një nga autobusët e saj është djegur. Në një njoftim zyrtar, kompania...

Lajmet e Fundit