4 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Dorëheqje në LDK-në e Prizrenit: Sadik Memaj largohet nga funksionet, kritikon mënyrën e vendimmarrjes

Kryetari i Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Korishë të Prizrenit, Sadik Memaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij partiake, pas 25 vitesh angazhim në këtë subjekt politik.

Në një deklaratë publike, Memaj njofton se është tërhequr nga pozita e kryetarit të nëndegës, si dhe nga funksionet e anëtarit të Kryesisë dhe të Komisionit të Shëndetësisë të Degës së LDK-së në Prizren.

Krijojmë webfaqe për biznese

Sipas tij, ky vendim vjen si reagim ndaj mënyrës së, siç e cilëson, njëanshme dhe jotransparente të vendimmarrjes brenda strukturave lokale të partisë.

Ai tregon se Nëndega e Korishës ka qenë për vite me radhë një nga shtyllat kryesore të organizimit politik të LDK-së në Prizren, por se vendimet e fundit janë marrë pa konsultim me anëtarësinë dhe strukturat, duke cenuar parimet e demokracisë së brendshme.

“Vendimet e njëanshme dhe mungesa e dialogut kanë minuar besimin e aktivistëve dhe të mbështetësve,” thuhet në reagimin e Memajt.
Sipas tij, dorëheqja nuk paraqet largim nga LDK-ja, por një akt politik kundërshtimi ndaj centralizimit të vendimmarrjes dhe injorimit të zërit të bazës. Ai shton se nuk mund të jetë pjesë e një organizimi ku kontributi dhe angazhimi shumëvjeçar i anëtarëve nuk merren parasysh.

Express Kredi nga BiCredit

Memaj nënvizon se vendimi i tij është marrë në koordinim me anëtarësinë e nëndegës dhe në emër të parimit dhe përgjegjësisë politike ndaj qytetarëve që, sipas tij, kanë besuar në përfaqësimin e tyre.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Vazhdon sanimi i rrugës në Pataqan të Epërm drejt Fortesës

Punimet për rregullimin e rrugës në fshatin Pataqan i Epërm, në drejtim të Fortesës, janë duke vazhduar me intensitet. Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit,...

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit