7.4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Prizren: Një nga rastet më të rënda, drejtësia të jetë e kujdesshme

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka monitoruar një nga seancat gjyqësore që po zhvillohen në Gjykatën Themelore në Prizren, lidhur me rastin e dyshuar të vjedhjes së votave, duke e cilësuar atë si një nga rastet më të rënda që ka ndodhur në Kosovë.

Ai tha se monitorimi kishte për qëllim vlerësimin e respektimit të procedurave ligjore dhe standardeve për një proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor, përfshirë edhe të drejtat e personave të dyshuar.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Erdha në monitorim të njërës prej seancave në Gjykatën Themelore në Prizren. Qëllimi i këtij monitorimi është me pa se si po shkojnë procedurat, sa po zbatohen e respektohen standardet për qasje dhe një mundësi të drejtë për një procedurë ku garantohet edhe ndaj personave që janë të dyshuar”, deklaroi avokati para gazetarëve.

Duke folur për peshën e rastit, ai apeloi që drejtësia të tregojë kujdes maksimal, në mënyrë që të mos dëmtohet integriteti i personave që janë pjesë e procesit.

“Mendoj se është njëra prej rasteve të rënda që ka ndodhur në Kosovë, por që apeli im është që edhe drejtësia duhet të jetë e kujdesshme që asnjë person i pafalshëm të mos jetë pjesë e një procesi ku mund të dëmtohet integriteti i tij”, deklaroi ai.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Avokati i Popullit theksoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të prezumimit të pafajësisë gjatë gjithë procedurës penale.

“Ky rast e ka kohen e vetë të hetimit dhe të zhvillimit të procedurës penale dhe kërkesa ime është që me respektu prezumimin e pafajësisë, sepse çdo person që sot është fut me pranga në këtë derë të Gjykatës, derisa nuk e ka një vendim të formës së prerë – është i pafajshëm dhe trajtimi duhet të jetë i tillë”, tha Qelaj.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 personave.

Në mesin e të paraburgosurve janë 21 komisionerë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, të cilët dyshohen për veprën penale falsifikim të votës. Një komisioner tjetër dyshohet për falsifikim të rezultatit dhe marrje ryshfeti, ndërsa një vëzhgues dyshohet për kanosje dhe dhënie ryshfeti. /teve1.info/

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kryeprokurori në Prizren del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa...

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit