Sipas Prokurorisë, hetimet janë ndërmarrë pas pranimit të informatave publike që lidhen me procesin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë, me autorizim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

“Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore, Policia e Kosovës ka intervistuar gjithsej 71 persona. Nga ta, 19 persona, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kjo e fundit ka bërë të ditur se, brenda afateve ligjore, do të vlerësohet parashtrimi i kërkesës për caktimin e masave për sigurimin e pranisë së të dyshuarve në procedurë.

“Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe të drejtës së votës së qytetarëve, në luftën kundër veprave penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftim.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren