8.3 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Valdet Hoxha: Liderët politikë mund të jenë pajtuar në heshtje për zgjedhje

Avokati Valdet Hoxha ka reaguar ndaj situatës së krijuar rreth procesit të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kandidaturat e shpallura deri më tani nuk janë formalizuar sipas kërkesave kushtetuese.

Sipas tij, kandidatura e vetëshpallur e Arsim Bajramit, por edhe ajo e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, duhet të formalizohen përmes sigurimit të 30 nënshkrimeve të deputetëve në Kuvend, në mënyrë që të konsiderohen zyrtare.

“Për t’u konsideruar kandidaturë valide, secili kandidat duhet t’i ketë 30 nënshkrime. Çuditërisht, ende nuk jemi në këtë fazë, ndonëse kanë mbetur vetëm disa ditë deri në afatin kur do të duhej të zgjidhej presidenti i ri,” tha Hoxha në Gazeta.

Ai e ka cilësuar këtë situatë si ngadalësi dhe joseriozitet për një çështje kaq jetike për funksionimin institucional të vendit. Sipas Hoxhës, zhvillimet aktuale lënë hapësirë për të dyshuar se në prapaskenë mund të ketë një marrëveshje politike për ta çuar vendin sërish në zgjedhje.

“Duke parë këtë ngadalësi dhe mungesë serioziteti, unë besoj se në heshtje liderët e partive politike, kryesisht lideri i partisë që ka dalë e para dhe ka formuar qeverinë, Albin Kurti, tashmë janë pajtuar që të shkohet edhe njëherë në zgjedhje,” ka theksuar ai.

Hoxha ka shtuar se tashmë është kaluar rreziku i mosmiratimit të buxhetit, pasi buxheti është miratuar dhe janë miratuar poashtu edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, çka sipas tij i hap rrugë skenarit të zgjedhjeve të reja.

“Si duket, pas 45 ditësh do t’u drejtohemi sërish kutive të votimit,” ka përfunduar avokati Valdet Hoxha.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Shoqata “Esnaf” organizon iftare për familjet në nevojë gjatë Ramazanit

Në Prizren, shoqata “Esnaf” ka nisur edhe këtë vit organizimin tradicional të iftareve për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit. Kryetari i shoqatës, Varis...

Lajmet e Fundit