13.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe infermieri nga Dragashi

Ka ndërruar jetë infermieri, humanisti dhe veterani i UÇK-së nga fshati Bresanë i Dragashit, Qerim Salihu.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i cili ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të Salihut.

“Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Dragashit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Salihu, për të afërmit, miqtë dhe të gjithë bashkëfshatarët e Bresanës. Qerim Salihu ishte shembull i përkushtimit dhe humanizmit. Si infermier, ai u shërbeu me devotshmëri qytetarëve tanë. Si veteran i UÇK-së, dha kontribut të çmuar në rrugën tonë për liri, duke dëshmuar guxim, sakrificë dhe atdhedashuri”, thuhet në mesazhin e tij.

Xheladini theksoi se kujtimi për Qerim Salihun do të jetojë përherë në zemrat e qytetarëve të Dragashit.

“Kujtimi për të do të jetojë përherë në zemrat tona. Zoti e shpërbleft me Xhenet!”, tha ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Lajmet e Fundit