Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha që nisi më 1 nëntor të vitit të kaluar dhe zgjati deri më 28 shkurt, gjatë së cilës u aplikua procedura e përshpejtuar e kalimit.
Menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për rikthimin e kontrolleve, janë krijuar radhë të gjata automjetesh.
Megjithatë, sipas udhëtarëve, kjo situatë është e mirëkuptuar dhe ata shprehen të ndërgjegjshëm për zbatimin e rregullave.

Marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, parashikon që kalimi me kontrolle të vijojë deri më 30 prill.
Ndëkaq nga 1 maji deri më 30 shtator do të rikthehet procedura e përshpejtuar, me qëllim lehtësimin e fluksit dhe shmangien e radhëve të gjata gjatë sezonit veror. /rtsh/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
