18.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm dhe vendimtar e shënoi Urim Statovci pas 61 minutash lojë, duke i dhënë mysafirëve avantazhin dhe duke konfirmuar epërsinë e tyre në krye të tabelës së Ligës së Parë, raporton PrizrenPress.

Ndeshja u karakterizua nga loja dominuese e Lirisë, e cila krijoi disa raste të mira, por nuk arriti të konkretizonte, ndërsa Vushtrria shfrytëzoi rastin e saj kryesor për të vendosur rezultatin. Një moment dramatik ishte edhe goli i anuluar i Lirisë nga VAR, që shtoi tensionin dhe emocionet në terren.

Atmosfera në tribuna ishte e jashtëzakonshme, me tifozë nga të dy skuadrat që mbështetën ekipet e tyre me pasion të madh. Me këtë fitore, Vushtrria merr kryesimin në tabelë me 50 pikë në vendin e parë, ndërsa Liria mbetet përkohësisht në vendin e katërt me 45 pikë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Vetëvendosje sfidon opozitën: Propozoni 3 emra, njërin prej tyre e zgjedhim President

Lëvizja Vetëvendosje ka sfiduar opozitën duke i kërkuar tre emra për pozitën e Presidentin, duke thënë se këtë po e bën për të shmangur...

Përurohet Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël në Ditën e të Pagjeturve

Në Ditën e të Pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, është përuruar Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël, në kujtim të 113 martirëve,...

Lajmet e Fundit