Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit dhe drejtorin e kompanisë Grupo Érre, Ramiro Brito, kryetarin e Shoqatës së Dhomave Mesdhetare të Tregtisë dhe Industrisë, Luis Roby, si dhe ish-ambasadorin e Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu.
Sipas njoftimit të komunës, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si teknologjia, planifikimi urban dhe energjia e ripërtëritshme.
“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si teknologjia, planifikimi urban dhe energjia e ripërtëritshme, me ç’rast shprehëm gatishmërinë për zhvillimin e projekteve konkrete në Komunën e Prizrenit, e cila është destinacion tërheqës për investime dhe partneritete afatgjata me ndërmarrës ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e komunës.
Gjatë qëndrimit në qytet, mysafirët portugezë vizituan edhe Innovation and Training Park (ITP), ku u njohën nga afër me infrastrukturën, hapësirat dhe mundësitë që ofron ky park për zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
