Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre në shoqëri.
Në një mesazh publik, Totaj theksoi rëndësinë e kësaj dite si simbol i identitetit dhe kulturës së komunitetit rom.
“Sot, më 8 Prill, shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ditën që simbolizon identitetin, kulturën dhe kontributin e çmuar të komunitetit rom në shoqërinë tonë”, ka shkruar ai, raporton PrizrenPress.

Ai ka rikonfirmuar gjithashtu përkushtimin institucional për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme.
“Me këtë rast, rikonfirmojmë angazhimin për të bashkëpunuar ngushtë dhe për ta mbështetur integrimin e plotë dhe të barabartë të komunitetit rom në çdo fushë të jetës”, theksoi Totaj.
Në fund të mesazhit, ai uroi: “Urime Dita Ndërkombëtare e Romëve! Bahtalo Romano Dive!”/PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
