Familjarë, miq, bashkëveprimtarë, ish-eprorë të lartë të UÇK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të dielën në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, pranë lapidarit të tij, kanë përkujtuar në 34-vjetorin e rënies heroike dëshmorin Alush Kryeziu.
Arianita Saramati ka lexuar një letër të ish-komandantit të UÇK-së, Ruzhdi Saramati, i cili për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të jetë i pranishëm. Në letër thuhej se Alush Kryeziu tërë jetën e tij ia kushtoi aspiratave të çështjes kombëtare, duke u flijuar për to në moshën e tij më të mirë.

Bashkëveprimtarët e dëshmorit, Sanije Rexha, Elez Durmishi, Alush Shala dhe Idriz Qeriqi, thanë se emri i Alush Kryeziut do të përkujtohet dhe nderohet me shekuj të tërë, duke e vlerësuar lart sakrificën e tij sublime në shërbim të atdheut.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Gashi, tha se koha e rënies heroike të dëshmorit Alush Kryeziu tregon se veprimtaria e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij janë pararendëse të krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në përvjetorin e 34-të të rënies heroike, këngëtari Hamzë Llapçeva ka publikuar një këngë kushtuar dëshmorit Alush Kryeziu, në nderim të jetës dhe veprës së këtij atdhetari të devotshëm.

Në emër të familjes, të pranishmit i ka falënderuar djali i dëshmorit, Neziri, i cili tha se janë krenarë që kontributi i babait të tyre po nderohet në Kosovën e lirë.
Alush Kryeziu, për veprimtarinë e tij atdhetare, kishte rënë në sy të spiunëve dhe në mesnatën e 19 prillit 1992, në lagjen “Ortakoll”, iu zu prita dhe u qëllua pas shpine me plumba nga policë serbosllavë, duke mos u mbijetuar plagëve vdekjeprurëse, pasi kishte qëndruar për një kohë i plagosur dhe pa ndihmë./TV Prizreni/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/