Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme të botës.
Zyrtarët komunalë thonë se këtë vit do t’i jepet prioritet edhe turizmit rural, pasi qyteti ofron pika të shumta atraktive edhe në zonat përreth.
Sezoni i ri turistik ka ditë që ka nisur në Prizren, ndërsa qyteti tashmë është bërë i njohur edhe ndërkombëtarisht falë fluksit të turistëve. Objektet e trashëgimisë kulturore, arkitektura dhe shtëpitë karakteristike vazhdojnë të jenë ndër pikat kryesore që i tërheqin vizitorët, sidomos gjatë pranverës.
“Këtu duket shumë bukur. Ka shumë gjëra për t’u vizituar. Sapo ishim brenda në xhami dhe tani do të vazhdojmë t’i shohim edhe pjesët e tjera”, ka thënë Nikol Korduments nga Belgjika.
Edhe vizitorë të tjerë shprehen të impresionuar me qytetin dhe mikpritjen e banorëve.
“Përshtypja ime e parë është shumë e mirë. Po vërej se pjesa ekonomike po zhvillohet dhe njerëzit janë shumë miqësorë, gjë që është shenjë shumë e mirë”, është shprehur Kazimir Karpushik.
Ndërsa Mark Kinds nga Belgjika ka theksuar se Prizreni ofron shumë për t’u parë edhe në ditë me mot jo të favorshëm.
“Sot koha nuk është edhe aq e mirë, por ka shumë ndërtesa të periudhave të ndryshme që mund të vizitohen”, ka thënë ai.
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Në Prizren ka vizitorë edhe nga India, të cilët thonë se pamja që ofron qyteti është ndër më të bukurat që kanë parë.
“Mendoj se kjo është pjesa më e bukur: ura e vjetër, lumi dhe lart janë malet dhe xhamitë. Pamja është e mahnitshme dhe gjithçka po e shijojmë këtu”, ka thënë Jetin Disa nga India.
Nga Drejtoria e Turizmit në Komunën e Prizrenit thonë se janë bërë përgatitjet e nevojshme, pasi këtë vit pritet rritje e numrit të turistëve të huaj. Sipas drejtorit të Turizmit, Adem Morina, do të ketë edhe licencim të udhërrëfyesve të rinj për ta përballuar fluksin e vizitorëve.
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
“Po planifikojmë që gjatë këtij sezoni veror të licencojmë edhe disa guida, sepse Prizreni nuk mund ta përballojë fluksin me numrin aktual të udhërrëfyesve. Në të kaluarën kemi pasur raste kur guida jo-profesionale kanë dhënë informacione të pasakta për qytetin”, ka thënë Morina.
Përveç festivaleve tradicionale, Komuna e Prizrenit pritet të nisë edhe dy festivale të reja kulturore e sportive gjatë vitit 2026.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
“Me 10 maj do të organizohet një festival i motociklizmit, i cili është paraparë të mbahet në Malet e Pashtrikut. Ky është një destinacion i jashtëzakonshëm për shkak të bukurive natyrore dhe historike. Përveç se është zonë malore, është edhe zonë me rëndësi historike”, ka shtuar Morina.
Sipas tij, këtë vit fokusi nuk do të jetë vetëm në zonën urbane të Prizrenit, por edhe në pikat turistike rurale, si Prevalla, Nasheci, Vërmica, Poslishti dhe zona të tjera përreth.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

