Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit, ka humbur jetën i riu 27-vjeçar, Albian Osmanaj. Përveç tij, edhe babai i viktimës, rreth 57 vjeçar ka pësuar lëndime.

Fshati Kobajë ka publikuar në rrjetin social emrin e plotë me fotografinë e të riut i cili humbi jetën sot tragjikisht si pasojë e përleshjeve me mjete të forta.

Në reagimin e komunitetit të këtij fshati, thuhet janë tronditur nga lajmi i ndarjes tragjike nga jeta të të riut Albian Osmanaj, djalit të Imri Osmanajt.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim të thellë te familjarët, miqtë dhe banorët e fshatit, të cilët po e përjetojnë rëndë humbjen e një jete të re.

Në një njoftim të publikuar nga faqja “Fshati Kobajë”, thuhet se kjo humbje e rëndë ka prekur jo vetëm familjen Osmanaj, por edhe gjithë komunitetin lokal dhe më gjerë.

“Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Osmanaj dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Ceremonia mortore dhe detajet e varrimit pritet të bëhen të ditura nga familja.

Gjatë ditës të dyshuarit, si dhe familjarët e viktimës janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Lajmet e Fundit