Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze të tij, për të nderuar jetën dhe veprën e një prej mendjeve më të ndritura dhe patriotëve më të përkushtuar të kombit tonë.

“Profesor Ukshin Hoti ishte shembulli më i mirë i intelektualit që dijen e vuri në shërbim të lirisë dhe të interesit të përgjithshëm. Me guxim të rrallë, mençuri të thellë dhe përkushtim të palëkundur, ai qëndroi gjithmonë pranë popullit, duke mbrojtur të drejtën tonë për vetëvendosje dhe dinjitet kombëtar”, ka thënë Haxhiu, njofton Presidenca e Kosovës.

Sipas saj, ai e kuptoi dhe e artikuloi qartë se liria nuk dhurohet e as nuk kërkohet me përulje, për lirinë veprohet.

“Kjo ide u bë frymëzim për breza të tërë dhe mbetet edhe sot udhërrëfyes për rrugëtimin e Republikës së Kosovës”, theksoi Haxhiu.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Lajmet e Fundit