Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Totaj ka vlerësuar se lideri i VV-së, njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti, është një person të cilit “vështirë i besohet”.
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Ai po ashtu ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të kalojë në opozitë.
“Kur është në pyetje Kurti çka nuk pritet prej këtij njeri. Deri më tani fjalët e tij kanë treguar që absolut s’mundesh me i besu se nuk e ka mbajtur asnjë premtim, nuk e ka asnjë qëndrueshmëri. Herë thotë ashtu e herë kështu… ec e bjeri në fieje”.
Sipas Totajt, Kurti nuk i mban as premtimet dhe, siç tha, përdorë gjuhë të rëndë.
“Duke u bazuar në mënyrën e veprimtarisë së tij të deritanishme në pozitë e ka treguar se nuk mund t’i besohet sepse shumë shpesh ndryshon, nuk e mban asnjë premtim, ndërron qasjen, përdorë gjuhë shumë të rëndë”, deklaroi Totaj.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren