Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit shumëvjeçar Ismet Reka, i cili ndërroi jetë më 24 qershor 2026.
Mbledhja komemorative do të mbahet duke filluar nga ora 09:00, në objektin e ndarë të shkollës në Brezë.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se më 1 korrik 2026, në ora 09:00, në shkollën e ndarë në Brezë, do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit të respektuar Ismet Reka. Ftohen të marrin pjesë anëtarët e Komitetit të Fshatit, përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit, ish-mësimdhënës, ish-drejtorë, kolegë, miq dhe të gjithë ata që dëshirojnë të nderojnë kujtimin dhe kontributin e tij të çmuar në arsim dhe shoqëri”, thuhet në njoftimin e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”.
Ismet Reka ishte mësimdhënës shumëvjeçar në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, ku për dekada dha një kontribut të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj dhe në zhvillimin e arsimit në këtë trevë. Me përkushtimin dhe punën e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme te kolegët, nxënësit dhe komuniteti./PrizrenPress.com
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
