Pas promovimit të Bajraktarit, FC Prizreni konfirmon edhe Azem Islamin në projektin me talentet vendore

FC Prizreni po vazhdon të konkretizojë projektin e ndërtimit të skuadrës mbi bazën e futbollistëve të dalë nga akademia e klubit. Pas promovimit të 16-vjeçarit Amar Bajraktari në ekipin senior, klubi ka konfirmuar edhe vazhdimin e bashkëpunimit me 18-vjeçarin Azem Islami.

Islami, produkt i Shkollës së Futbollit të FC Prizrenit, ishte pjesë e ekipit senior edhe sezonin e kaluar në Ligën e Parë, ku fitoi përvojë të vlefshme dhe u dallua si një nga talentet me perspektivë të futbollit prizrenas.

I aftë të luajë si mbrojtës i majtë dhe mesfushor qendror, 18-vjeçari vlerësohet për polivalencën, teknikën dhe goditjen e fuqishme me këmbën e majtë, ndërsa drejtuesit e klubit e shohin si një pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë.

Në njoftimin e klubit theksohet se besimi ndaj futbollistëve vendorë do të mbetet prioritet.

“FC Prizreni mbetet besnik projektit të tij, duke u dhënë besim dhe hapësirë futbollistëve të rinj vendorë, të cilët janë e ardhmja e klubit dhe e futbollit të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Me promovimin e Bajraktarit dhe konfirmimin e Islamit, FC Prizreni vijon të dërgojë një mesazh të qartë se e ardhmja e klubit do të ndërtohet mbi talentet e dala nga akademia dhe futbollistët e qytetit./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Lajmet e Fundit