Jahjaga përballë Nikoliqit në KS të OKB-së

?Jahjaga NikoliqKëshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet më 27 të këtij muaji për të diskutuar raportin e radhës për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon.
Këtë radhë, për herë të parë, të dyja vendet do të prezantohen në nivel presidencial. Kësisoj, presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, do të jetë përballë presidentit serb Tomisllav Nikoliq.

Lajmin për gazetën e ka konfirmuar edhe këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu. Raporti i sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Sigurimit u është dorëzuar shteteve anëtare në fillim të këtij muaji.

Ai ka thënë se ende mbesin disa sfida në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sidomos për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“I inkurajoj të dyja palët që të vazhdojnë punën e tyre, në besim të ndërsjellë për zbatimin e marrëveshjes dhe që ta krijojnë Asociacionin në vullnet të mirë. Megjithatë, moszgjidhja e problemeve për zbatimin e plotë të marrëveshjes së 19 prillit, nuk duhet të minimizojnë përparimin e bërë që nga fillimi i dialogut”, ka thënë Ban

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit