7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Enver Hoxhaj ikë nga debati i lexuesve të bibliotekës në Prizren

Hoxhaj-foto-e1400689485651Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka dëshmuar dje se mbi të gjitha i intereson mbledhja e votave, dhe jo hallet e vërteta të qytetarëve.
I pari i diplomacisë kosovare të martën ka qëndruar në Prizren, ku i ka realizuar disa vizita dhe takime me qytetar, e njëra ndër to ka qenë ajo në Bibliotekën e qytetit.

Siç ka mësuar Gazeta Blic, Hoxhaj, e ka shfrytëzuar “fund e krye” takimin me lexues për të bërë fushatë, ndërsa ka braktisur takimin vetëm pak qaste pasi ata kanë filluar t’i shfaqin pakënaqësitë dhe kërkesat që qyteti i Prizrenit të ketë një bibliotekë më të mirë, e cila ofron kushte më të mira për lexim.

Njëri nga qytetarët e pranishëm në takimin me ministrin Hoxhaj, që në fakt ishte njëri nga lexuesit që u përfshi në bisedë ka treguar se si Hoxhaj ka ikur nga debati në momentin kur kanë filluar kërkesat për një bibliotekë të re në qytet.

“Dje në bibliotekën q qytetit të Prizrenit edhi ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, së bashku me katër këshilltar dhe një fotograf për të bërë fushatë në bibliotekë. Diskutuam pak, kur u futëm në tema që na interesoje neve si lexues të bibliotekës, pra për ndërtimin e një biblioteke, ai u zgjua dhe e la debatin”, ka treguar ai.

Ky person, që nuk ka dashur t’i bëhet i ditur identiteti ka treguar më tutje se ish-ministri i Arsimit e ka parë me “sytë e tij” se ku mësojnë lexuesit e Prizrenit, siç ka thënë ai, në një dhomë mbi pesëdhjetë veta.

“Edhe pse disa herë kemi kërkuar të na ndërtohet, bile e kemi bërë edhe një peticion, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, e çka është më e keqja kemi bërë peticion të na e sjellin një mirëmbajtëse të cilën Biblioteka nuk e ka, e ndodhë shpesh që vetë lexuesit dhe punonjësit e bibliotekës ta pastrojnë vendin. Besoi që një qytet i Prizreni e meriton një bibliotekë”, ka thënë ai.
Faktin se ka qenë në Prizren, dhe se është “fotografuar” në Bibliotekë, ku ka bërë fushatë, e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Jashtëm, Hoxhaj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxhaj, ka treguar se ka qëndruar në Prizren, ndërsa si “dëshmi” ka postuar disa foto.

“Në Prizren vizitova Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Bibliotekën e qytetit dhe American Corner, institucione të cilat i ofrojnë shumë qytetit, të rinjve e veçmas studentëve. Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj më informoi për veprimtarinë, fondin e librave dhe numrin e lartë të frekuentimit nga lexuesit. Jo vetëm në bibliotekën e qytetit, por edhe në American Corner takova studentë entuziastë të cilët janë të interesuar për më shumë hapësirë, libra dhe bursa studimi. U thashë se Misioni i Ri është në shërbim të të gjithëve e veçmas të rinjve për tu arsimuar dhe punësuar në qytetin dhe vendin e tyre”, përfundon postimi i tij./Gazeta Blic/

Më Shumë

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Shkyçje masive të lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në Prizren, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vazhduar aksionin për identifikimin dhe shkyçjen e lidhjeve ilegale të...

Lajmet e Fundit