Madonna provokon me “fjalorin”

madonaMadonna është mbretëresha e muzikës Pop, por edhe e provokimeve dhe skandaleve.

Përpara pasqyrës së tualetit, Madonna ka bërë një “selfie” me një kurorë në kokë, me një mbishkrim “Bitch”, dhe menjëherë e ka postuar në rrjetet sociale.

Mbretëresha e Popit e ka publikuar “selfie”-n në Instagram dhe, pas kësaj, ka postuar edhe një tjetër foto, një sferë me mbishkrimin “Fuck”.

Provokime të tilla e kanë identifikuar gjithmonë divën e muzikës dhe kanë ndjekur karrierën e saj. Por kësaj radhe nuk janë provokime të kota, por një mënyrë shumë origjinale për të paralajmëruar prezantimin në treg të albumit më të ri, me titullin “Unapologetic Bitch”. / Top Channel

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit