9.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

AAK ia merr një asamblist VV-së në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se një asamblist i është bashkuar subjektit të tij politik në komunën që ai drejton.

Në një status në Facebook, Latifi ka thënë se asamblisti Sinan Kryeziu ka kaluar nga VV në AAK.

Ky është statusi i plotë:

Sinan Kryeziu, master i juridikut, drejtimi Kushtetues Administrativ, i angazhuar si një aktivist në shërbim të qytetarëve, i zgjedhur prej tyre anëtar (asamblist) i Kuvendit Komunal në Rahovec, deri tash ka qenë pjesë e grupit të këshilltarëve nga VV, e nga sot është pjesë e AAK-së.

Përkushtimi i madh dhe rezultatet tona konkrete dhe të vazhdueshme në qeverisje komunale, rrisin dhe forcojnë besimin te çdo qytetar e aktivist që është i përcaktuar t’i shërbejë interesit të përgjithshëm publik.

Kolegu ynë Sinan, mirë se erdhe në AAK, në vizionin tonë të qartë. Së bashku t’i japim edhe më shumë qytetarëve tanë dhe vendit tonë!

Faleminderit për besimin!

Na priftë mbarë e për suksese të reja!

Urime qytetarë!

Urime Aleancë!

 

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Totaj viziton shoqatën “Vatra” në Nju-Jork

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj vizitoi edhe organizatën Pan-Shqiptare "Vatra" në New York, ku,...

Lajmet e Fundit