Arrestohet i dyshuari për vjedhje të një makine shpuese në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për vjedhje të rëndë në Prizren. I njëjti dyshohet se më 20 prill, në një shtëpi ka vjedhur një makinë shpuese “hilt”, përderisa pronari i shtëpisë nuk ka qenë aty.

I dyshuari gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se ka kryer veprën e cekur.

Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se mund të ketë kryer edhe disa vepra të njëjta pasi që gjatë muajit shkurt, në atë lagje janë kryer disa vepra në mënyrë të njëjtë.

Me urdhër të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit