Arrestohet në flagrancë oficeri korrektues në Prizren për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se pas një hetimi disa mujor në koordinim me Drejtorinë e Hetimit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion dhe duke aplikuar masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, ka arritur të arrestojë në flagrancë personin me inicialet B.R., në cilësi të oficerit korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Siç bëhet e ditur nga një komunikatë për media, i njëjti është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje e ryshfetit”.

I pandehuri B.R., dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.

Me aktvendim të prokurorit, i pandehuri është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Më Shumë

Subvencionet për kulturë në Prizren nxisin reagime, organizatat kërkojnë më shumë transparencë

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren ka shprehur së fundmi shqetësimin për mënyrën se si Komuna e Prizrenit po e trajton sektorin e...

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Lajmet e Fundit