32.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Korrik, 2024

ATK publikon broshurën ‘Trajtimi tatimor i furnizimeve elektronike’

Administrata Tatimore e Kosovës, ka publikuar broshurën me të cilën i ka njoftuar të gjithë personat lidhur me detyrimet tatimore që rrjedhin nga furnizimet elektronike.

Administrata Tatimore e Kosovës, ka theksuar se broshura ka për qëllim informimin publik se si trajtohen për qëllime tatimore aktivitetet e realizuara në mënyrë elektronike.

“Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim që të njoftoj të gjithë personat lidhur me përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore të cilat rrjedhin nga furnizimet elektronike, publikoj broshurën “Trajtimi tatimor i furnizimeve elektronike”. Kjo broshurë është përgatitur me qëllim të informimit publik se si trajtohen për qëllime tatimore aktivitetet e realizuara në mënyrë elektronike dhe e njëjta ju dedikohet të gjithë personave që zhvillojnë aktivitet në mënyrë elektronike, përfshirë edhe qytetarët që janë blerës të mallrave dhe shërbimeve në mënyrë elektronike”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK-ja informon se në një vend modern, që Kosova synon të jetë, nga qytetarët kërkohet pagesa e tatimeve dhe obligimeve tjera të përcaktuara me ligj.

“Andaj, edhe personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik në mënyrë elektronike, në bazë të legjislacionit tatimor të Kosovës, janë të obliguar të regjistrohen, mbajnë dokumentacion, deklarojnë dhe paguajnë tatimin. Përmes kësaj broshure të gjithë personat do të informohen më për së afërmi për: aktivitetet ekonomike që realizohen në mënyrë elektronike; dallimet mes tregtisë tradicionale dhe tregtisë elektronike; personat që kryejnë furnizime të mallrave dhe shërbimeve në mënyrë elektronike; ofrimin e shërbimeve në mënyrë elektronike; përcaktimin e vendit të furnizimit të mallrave dhe shërbimeve për aspekte të TVSH-së; lëshimin e kuponit fiskal për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve në mënyrë elektronike”, thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore e Kosovës, ka inkurajuar të gjithë personat, që të deklarojnë dhe paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve.

Broshura “Trajtimi tatimor i Furnizimeve Elektronike” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së.

 

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

 

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

https://prizrenpress.com/kompleksi-newco-elan-ofron-banesa-te-endrrave-tuaja-ne-zemer-te-prizrenit/

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Spanja triumfon në FIBA 3×3 Women’s Series

Spanja është triumfuese e FIBA 3x3 Women’s Series, që u zhvillua në Prishtinë më 18/19 korrik. Në këtë event morën pjesë tetë shtete, ndër to...

Malisheva nënshkruan memorandum bashkëpunimi me AKK-në

Një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Komunës së Malishevës është nënshkruar sot me qëllim të zbatimit të Ligjit për Kadastër dhe...

Lajmet e Fundit