Biden për ndalimin e abortit në SHBA: Kjo është një ditë e trishtuar për Amerikën

Presidenti amerikan, Joe Biden iu drejtua publikut duke komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar një vendim historik 50-vjeçar që legalizonte abortin në të gjithë vendin.

Me këtë vendim të fundit, shumë gra në SHBA do të humbasin të drejtën e tyre ligjore për abort.

“Kjo është një ditë e trishtuar për gjykatën dhe për vendin tonë”, tha ai.

I pari i shtetit amerikan tha se vendimi i Gjykatës së Lartë është realizim i një ideologjie ekstreme, “tre gjyqtarët e emëruar nga (Donald) Trump ishin në qendër të vendimit të sotëm për të ndryshuar peshoren e drejtësisë dhe për të hequr të drejtën themelore të grave në këtë vend. Ky vendim është kulmi i ideologjisë ekstreme”.

Biden u bëri thirrje kundërshtuesve që të protestojnë në mënyrë paqësore, “asnjë frikësim. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme”.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland pas vendimit të Gjykatës së Lartë njoftoi se Departamenti i Drejtësisë do të përdorë çdo mjet në dispozicion për të mbrojtur të drejtat riprodhuese.

“Ky vendim i jep një goditje shkatërruese lirisë riprodhuese në Shtetet e Bashkuara. Ai do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të pakthyeshëm në jetën e njerëzve në të gjithë vendin”, tha Garland në një deklaratë.

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara hoqi të drejtën ligjore për abort, gjegjësisht vendosi se nuk ekziston e drejta kushtetuese për abort dhe se çdo shtet mund të vendosë individualisht për legalizimin ose penalizim.

Kjo anuloi vendimin historik të vitit 1973, i cili pengoi disa shtete amerikane të ndalonin abortin. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Lajmet e Fundit