14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të nxehtit pritet të rriten edhe më shumë në pak dekada në vijim.

Në njoftim thuhet se sipas raportit më të ri të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi janë deri në 4.5-7.5°C më të nxehtë në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale.

Po ashtu, në një grafikon që figuron temperatyura nga viti 1990 deri më 2024, Prizreni radhitet i katërti nga qytetet e Ballkanit për temperaturën më të lartë, si dhe Prishtina e shtata, kurse qyteti i parë del të jetë Durrësi.

“Po ashtu, shumë qytete në rajon tejkalojnë nivelet e sigurta të grimcave PM2.5 dhe janë ndër më të ndoturit në Evropë. Raporti rekomandon veprim në tre fronte kryesore për t’i bërë qytetet në rajon më të gjelbër. Së pari, të zvogëlohet shtrirja urbane dhe qytetet të bëhen më kompakte. Kjo mund të bëhet nëpërmjet investimeve për rigjenerimin e zonave urbane për të rritur dendësinë, inkurajimin e përdorimit të përzier të tokës në zonat kryesore dhe rizhvillimin e hapësirave tashmë të përdorura. Së dyti, qytetet duhet të ulin emetimet e tyre”.

” Fokusi duhet të jetë në sektorët kryesorë duke përfshirë transportin, ndërtesat dhe menaxhimin e mbetjeve. Së treti, qytetet duhet të ndërmarrin veprime për të zvogëluar nxehtësinë ekstreme urbane dhe për të rritur gatishmërinë për të. Masat, të tilla si çatitë e gjelbra, parqet dhe kopshtet urbane, dhe ligatinat e ndërtuara, duhet të promovohen duke pasur parasysh kostot e tyre të ulëta të zbatimit dhe përfitimet e larta mjedisore dhe sociale”, thuhet në njoftim.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1702 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1702 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Trashëgimia e “Kino Lumbardhit” në Prizren, kinemasë më të vjetër në Kosovë

"Kino Lumbardhit" është një nga vendet më të njohura dhe historike të kinemasë në Kosovë, e cila edhe zyrtarisht është kinemja më e vjetër...

Lajmet e Fundit