Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik nw Prizren ka filluar kursin “KOMEK”, i cili ofron mundësi të reja për aftësim në zanate dhe punime të dorës për gratë dhe vajzat e Komunës së Prizrenit.
Këta kurse përfshijnë fusha të ndryshme si:
Dizajn për veshje (modë)
Mefrushat
Djegie në dru
Reliev në letër
Dizajnimi i bizhuterive
Qëndisje në fjongo
“Ky projekt mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe Komuna e qytetit turk Konya, me qëllim të aftësimit të 60 pjesëmarrëseve. Ato do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësi të reja në zanate tradicionale dhe moderne, duke krijuar mundësi për vetëpunësim dhe përfshirje në tregun e punës”, njofton Komuna e Prizrenit.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit