Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se të dielën është krijuar Shtabi Emergjent për menaxhimin e shuarjen e zjarreve në rajonin e Prevallës, dhe se synohet lokalizimi i tyre deri në orët e mbrëmjes.
Drejtoresha e DES-it në Komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj Shala përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar nga zjarret në rajonin e Prevallës, “sot në ora 7:00 është ngritur Shtabi Emergjent për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve”.
Sipas saj në këtë aksion janë angazhuar zjarrfikësit, Policia e Kosovës, Zyrtarë të Parkut Nacional, motoristë vullnetarë dhe qytetarë vendas.
“Të gjitha ekipet janë të përkushtuar maksimalisht për të kontrolluar dhe shuar zjarret, për të mbrojtur kështu mjedisin dhe sigurinë e banorëve të zonës. Në kontakt me ekipet nga vendi i ngjarjes zjarri është sipërfaqësor, digjet bari i njomë dhe shkurret nuk janë duke u djegur pishat. Shpresojmë që deri në mbrëmje të lokalizojmë zjarrin”, ka njoftuar zyrtarja e lartë komunale./telegrafi.com/
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit