Hajni i hyri në shtëpi zyrtarit të AKI-së, i vodhi armën dhe dokumente personale

Shtëpia e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka qenë cak i një vjedhjeje në Prizren.

Nga burimet e Klankosova.tv, mësohet se atij i është vjedhur çanta, ku brenda saj kishte armën zyrtare, dokumente personale, dhe ID-në e AKI-së.

Ky rast është bërë i ditur edhe në raportin 24-orësh i policisë, ku aty thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:55, por pa u përmendur se viktima ishte zyrtar.

Rasti i cili u cilësua “Vjedhje e rëndë” është duke u hetuar.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit