5.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Hapen regjistrimet për turneun Alley-Oop në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për turneun Alley-Oop 3×3, i cili do të zhvillohet më 31 janar 2025 në Prizren, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

Sipas FBK-së, në turne do të marrin pjesë deri në 10 ekipe seniore, me nga katër lojtarë për ekip, ndërsa ekipi fitues do të shpërblehet me 300 euro dhe do të sigurojë pjesëmarrje në turneun e nivelit republikan.

“Regjistrohuni për turneun e Alley-Oop në Prizren. Turneu zhvillohet më 31 janar 2025 në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit. Në këtë turne do të marrin pjesë deri në 10 ekipe seniore (deri në 4 lojtarë). Fito çmimin prej €300 dhe siguro pjesëmarrje në turneun e nivelit republikan”, njofton FBK, raporton PrizrenPress.

Ekipet e interesuara duhet të dërgojnë emrin e ekipit dhe qytetin, si dhe të dhënat e kapitenit (emri, mbiemri, data e lindjes, masa e fanellës, numri i telefonit), së bashku me të dhënat për lojtarët e tjerë, në adresën elektronike [email protected], deri më 23 janar, ora 17:00.

Turneu do të mbahet në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa lojtarët e ProCredit Superligës nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje. Projekti organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Bashkimi rrëshqet në Prishtinë, Bora i ngrin prizrenasit

Bora ka dominuar përballjen ndaj Bashkimit, duke fituar bindshëm me rezultat 86-71, në një ndeshje ku ritmi dhe efikasiteti i mysafirëve u pa qartë...

“Dardania” drejt transformimit: Nisin punimet për gjelbërimin e hapësirës publike në Prizren

Në vazhdën e aksioneve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë nisur punimet për rregullimin dhe gjelbërimin e hapësirës publike në lagjen “Dardania”, përgjatë rrugës...

Lajmet e Fundit