7.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Haradinaj: Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ecja përpara e Kosovës do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët me ne në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike.

“I sigurova familjet e të rënëve, bashkëluftëtarët, banorët e Hasit e veçanërisht gjeneratën e re, se angazhimi ynë për Kosovën e sigurt, anëtare të NATO-s, nuk do të ndalet asnjëherë. Ecja përpara e Kosovës, përparimi ekonomik e zhvillimi i saj, do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët me ne në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike”, është shprehur Haradinaj.

Në përurimin e Memorialit “Porta e Lirisë-Dëshmorët e Hasit” në Dedaj të Hasit, Haradinaj theksoi se Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj.

“Në Has ne gjetëm strehë e votër, por gjetëm edhe shumë bashkëluftëtarë të zotë. Në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit, i përgëzova për ‘Portën e Lirisë’, ku përjetësohen emrat e hasjanëve të rënë në frontet e lirisë, e që me mundin e gjakun e tyre shembën përgjithmonë kufirin që e ndau padrejtësisht Hasin e shqiptarët për dekada”, ka thënë Haradinaj.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ofrohen për shitje banesa moderne në një zonë te re dhe shumë e përshtatshme për banim, me standard të lartë ndërtimi dhe kushte shumë...

Lajmet e Fundit