12.1 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

‘Hidroregjioni Jugor’ me njoftim për banorët e Prizrenit dhe Dragashit: Uji nuk është i pijshëm

KRU Hidroregjioni Jugor SHA ka njoftuar se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të turbullirës në burimet ujore të Dragashit dhe në burimin kryesor “40 Burimet”, i cili furnizon qytetin e Prizrenit me ujë të pijshëm. Për pasojë, qytetarët e këtyre zonave po përballen me probleme serioze në cilësinë dhe sasinë e ujit të disponueshëm.

Sipas njoftimit, situata aktuale ka detyruar ndërmarrjen të paralajmërojë një rënie të sasisë së ujit të furnizuar. Më shqetësuese është fakti se uji i furnizuar aktualisht nuk është i sigurt për konsumim.

“Uji mund të përdoret për konsumim vetëm pas një njoftimi të dytë zyrtar nga ana e kompanisë,” theksohet në njoftimin e kompanisë, përcjell PrizrenPress.

KRU Hidroregjioni Jugor SHA siguron qytetarët se po punon intensivisht për të normalizuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur dhe premton se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim të ri.

Qytetarët e prekur nga kjo situatë janë të inkurajuar të kontaktojnë shërbimin e konsumatorëve të Hidroregjionit Jugor për çdo pyetje apo shqetësim./PrizrenPress.com

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Lajmet e Fundit