24.6 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Interesim i madh për të parë filmat e `Dokufestit`

Për natën e dytë të edicionit të 23 të “Dokufestit”, deri në orën 15 të pasdites janë shitur 1000 bileta.

Filmdashësit nga vende të ndryshme të botës vazhdojnë të vijnë në Prizren, për të përcjellë rrjedhën e festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër që nisi më 2 gusht.

Në Dokushop, ka interesim të madh të filmdashësve të huaj dhe vendor për t`u pajisur me bileta të filmave që po shfaqen në kinematë e këtij edicioni.

“Sot është dita e tretë që Dokushop është i hapur, interesimi është i madh për filma, sidomos të atyre internacional, filmi që ka interesim më shumë gjatë ditës së sotme është filmi Skrebëll… bashk me edicionin e performancës mbrëmë ka bileta të shitura për mbi 1000 persona”, ka thënë Enis Shkurti – Koordinator i Dokushop.

Producentja e festivalit, Alba Çakalli, tha se në natën e dytë të Dokufestit është paraparë një program i larmishëm i kombinuar me filma dhe muzikë.

“Sonte fillojmë programin e filmave të shkurtër, kemi disa kategori të filmave që do të shfaqen në kinema të hapura, gjithashtu në orën 5 fillon episodi i parë i “DokuToks” që mbahet tek Shani Efendia, ndërsa natën është edhe performanca e “Forti sevën soll” që mbahet në kuadër të “DokuNights” që do të vazhdojë edhe netët në vijim”

Edicioni i 23 i festivalit DokuFest nisi dje dhe do të vazhdojë deri më 10 gusht. Në tetë kinematë, 5 të hapura dhe tri të mbyllura, do të shfaqen 250 filma të përzgjedhur nga 3 mijë aplikime nga mbarë bota. 103 prej tyre janë në garë në tetë kategori garuese./rtk/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Kryeministri Kurti ua uroi diplomimin studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte folës kyç në ceremoninë e diplomimit të 450 studentëve të gjeneratës së vitit 2025...

Samir Zekiqi largohet nga Bashkimi pas dy sezoneve

Klubi i basketbollit Bashkimi ka zyrtarizuar dje largimin e basketbollistit Samir Zekiqi, duke përmbyllur një kapitull dyvjeçar bashkëpunimi, raporton PrizrenPress. Përmes një komunikate, klubi prizrenas...

Lajmet e Fundit