Komuna e Prizrenit ndanë 180 bursa për studentët e dalluar

Komuna e Prizrenit ka shpërndarë 180 bursa për studentët e dalluar në drejtime të ndryshme si pjesë e angazhimit të saj për mbështetje të arsimit dhe zhvillim të kuadrove të kualifikuara. Kontratat me një numër të studentëve përfitues janë nënshkruar të mërkurën në zyrën e kryetarit të Komunës.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, theksoi rëndësinë e investimit në arsim si një hap të qëlluar për krijimin e kuadrove më të përgatitura që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.

Ajo nënvizoi se mbështetja e studentëve është një segment kyç për rritjen e cilësisë në arsim.

“Njëri prej segmenteve që i jep fuqi dhe e ngritë cilësinë në arsim është edhe mbështetja e studentëve”, tha Veselaj-Gutaj.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, shprehu se qeveria lokale e konsideron arsimin si një prioritet shumë të rëndësishëm.

“Duke i përkrahur studentët, përkrahim të ardhmen,” tha Totaj. Ai theksoi se investimi në edukim dhe rini është esencial për zhvillimin e qëndrueshëm dhe prosperitetin e të rinjve./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 14 persona dhe persona duke studiuar

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Lajmet e Fundit