Kluni nga Prizreni ka bërë të ditur se së shpejti do të dihen emrat e aksionarëve të ri në klub.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Lirisë:
Rahman Kiçe, nuk është më pronar i Lirisë
Kiçe: shpejt do të dihet pronari i ri, aksionarët e Bordi i FC Liria.
“Nga sot (e martë) nuk jam më pronar i FC Liria.
Pronari i ri dhe aksionarët e rinj, bashkë me Bordin e ri të klubit, do të bëhen publik shumë shpejt”, ka thënë ai për faqen e klubit, duke mos dashur të zbuloj emra.
Ai, ka falenderuar të gjithë me radhë me të cilët punoi, për më shumë se dy vite.
“Falenderoj Komunën, bashkëpunëtorët, tifozët Arpagjik’t dhe opinionin e gjerë prizrenas, për punë e bërë dhe përkrahjen. Nga sot Liria ka një tifoz-arpagjik më të fortë”, ka thënë ai, duke pohuar që Lirinë, do ta ketë në zemër dhe do ta ndihmojë edhe në të ardhmen, në forma të tjera.
Rahman Kiçe, kishte fituar në Thirrjen Publike të Komisionit 6-të anëtarësh të Klubit, në prill 2022, duke marrë klubin në pronësi.
Nga ajo kohë i ndihnuar dhe nga Komuna e Prizrenit dhe me përkrahjen e gjerë qytetare, Liria arriti që në stinorin 2023-2024 të rikthehet në Superlig.
Por, kjo zgjati një vit, ngase Liria, sërish ra nga elita e futbollit kosovar.
Lidhur me të ardhmen e FC Liria, ish pronari Rahman Kiçe tha:” Ata që nga tani e tutje, të cilët e morën klubin në pronësi, janë ambicioz dhe pres që ta rikthejnë Lirinë aty ku e meriton, në Superlig”.
Marketing
Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit