Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare Mehmet Bytyç, një nga emrat që dha kontribut të madh për komunitetin turk të Kosovës. Bytyçi ishte themelues i Radio dhe Televizionit “Yeni Donem”, i cili kishte program në gjuhën turke, shqipe dhe boshnjake.
Ai u bë zëri i komunitetit turk në Kosovë me gazetën “Yeni Donem”, të cilën e botoi pas luftës në vitin 2000.
Në vitet 2013-2014, Bytyçi ishte Drejtor i Financave në Komunën e Prizrenit, nën qeverisjen e Ramadan Mujës.
Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës – KDTP në Prizren, Fikrim Damka, u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, duke thënë se kontributet e Bytyçit do të kujtohen gjithmonë dhe do të jenë shembull për gjeneratat e ardhshme.
“Me pikëllim të thellë mësova për vdekjen e plakut tonë të çmuar Mehmet Bytyç, i cili ofroi shërbime të mëdha për shoqërinë kosovare turke, mori rol aktiv në politikë, shërbeu si drejtor i komunës dhe si pronar i gazetës “Yeni Donem”. Ai bëri shumë kontribute të rëndësishme në mediat kosovare turke dhe mbajti një jetë plot sakrifica për shoqërinë tonë. Përpjekjet dhe kontributet e tij do të kujtohen gjithmonë dhe do të jenë shembull për gjeneratat e ardhshme.
Allahu e mëshiroftë të ndjerin. Ngushëllimet e mia familjes dhe farefisit të pikëlluar. Ngushëllimet tona për të gjithë.”, ka shkruar Damka në Facebook./TV Prizreni
Marketing
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit