Ndahet nga jeta “Tarzani”

Aktori i hitit televiziv, Tarazan, Ron Ely, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

 

Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Kirsten Casale Aly, e cila përmes një postimi në Instagram, deklaroi se babai i saj, ndërroi jetë paqësisht më 29 shtator.

“Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë – dhe unë kam humbur babanë tim. Babai im ishte dikush që njerëzit e quanin hero. Ai ishte një aktor, shkrimtar, trajner, mentor, familjar dhe udhëheqës. Ai krijoi një valë të fuqishme ndikimi pozitiv kudo që shkoi. Ndikimi që ai pati tek të tjerët është diçka që nuk e kam parë kurrë te asnjë person tjetër – kishte diçka vërtet magjike tek ai. Kështu e njohu bota”, deklaroi Kirsten në postimin e saj, duke ndarë po ashtu një sërë imazhesh me të.

Ron Ely e nisi karrierën e tij në role dytësore në filma të shumtë.

Sidoqoftë, ai fitoi popullaritet në vitin 1966 kur portretizoi rolin e Tarzanit, një seri e NBC. Aktori i ka bërë vetë shumicën prej dublave, duke çuar në lëndime të shumta trupore. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Lajmet e Fundit