8.7 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Nuk duhet të iket nga drejtësia

Gjykata-peshorjaNdryshe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), e cila e kundërshton raportin e prokurorit amerikan nga Grupi Hetues i Bashkimit Evropian, Clint Williamson, duke e cilësuar atë si tendencioz dhe inferior dhe duke ftuar luftëtarët që të bojkotojnë thirrjet e kësaj gjykate, analistët kosovarë vlerësojnë se nuk duhet të iket nga drejtësia.

Analisti dhe drejtori ekzekutiv i KMDLNJ, Behxhet Shala, ka theksuar se çdo kush që do të jetë i përfshirë në aktakuzën për krime të luftës të kryera gjatë luftës, të ngritur nga Gjykata Speciale, e cila pritet të themelohet vitin e ardhshëm, duhet t’i përgjigjet drejtësisë.

Ai ka theksuar se secili i akuzuar eventual duhet të bëjë përpjekje që ta dëshmoj pafajësinë e tij, duke shtuar se ka kaluar koha kur mund ta sfidosh drejtësinë, aq me tepër kur Kosova sipas tij, po synon që ta ndërtoj një shtet ligjor, ku ligji nuk bën kompromis përballë asnjë personi.

“Akuza ndaj drejtuesve të luftës kanë ndodhur në të gjitha shtetet e rajonit, e që në të cilat ka pasur përpjekje nga individë të ndryshëm që ta sfidojnë drejtësinë. Nuk ka arsye që të sifdohet drejtësia, përderisa të gjithë besojnë që janë të pafajshëm. Nëse dikush pretendon që t’i shmanget drejtësisë, lirisht mund t’i themi se nuk ka gjasa që ta bëjë një gjë të tillë. Ne kemi zhvilluar një luftë dhe besojmë se kemi zhvilluar një luftë të pastër, andaj konsideroj që ky është rasti ma i mirë që përmes procesit gjyqësor të dëshmohet pastërtia e luftës”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Analisti dhe avokati Azem Vllasi, ka theksuar se një thirrje për rebelim dhe bojkot nga ftesa eventuale e Gjykatës Speciale nuk është punë e mirë dhe aspak e mençur.

Ai ka theksuar se ata të cilët do të jenë të akuzuar, ata janë të akuzuar për krime ndaj popullatës civile gjatë periudhës së luftës, dhe veprat nuk vjetërsohen dhe këta, nëse nuk i përgjigjen drejtësisë, do të ishin në arrati për gjatë tërë jetës.

“Të akuzuarit eventualë e kanë mundësinë e mbrojtjes. Rastet sikurse ky i joni, me themelimin e një gjykate e cila do t’i gjykoj krimet e luftës, ka pasur edhe Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, e që edhe ata kanë bërë luftë mbrojtëse sikurse ne. Mendoj se rruga më e mirë është ballafaqimi me drejtësinë dhe vërtetimi i pafajësisë përballë akuzave të ngritura për krime te luftës”, ka thënë Vllasi.

Në anën tjetër, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, njëherësh ish-drejtues i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), përmes rrjetit social Facebook ka theksuar se pas publikimit të raportit të prokurorit Clint Williamson, duke theksuar se ky raport hapë rrugën për zbardhjen e së vërtetës.

Më Shumë

Avokati Qelaj: Klientët tanë mohojnë manipulimin e votave, procesi ishte i monitoruar me kamera

109 persona u arrestuan shumë por megjithatë Prokuroria vendosi që të kërkoi paraburgim vetëm për 23 persona për manipulim me vota në Prizren. Gjykata tashmë...

Statujë për Ismail Kadarenë në vendin e kafes së tij të përditshme te Liqeni Artificial

Në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, miqtë dhe familjarët kanë përjetësuar kujtimin e kolosit të letërsisë shqiptare me një statujë bronzi të vendosur...

Lajmet e Fundit