Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së degës është propozuar Simir Krasniqi për Kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit, ndërsa Arianit Berisha është caktuar shef i grupit të kuvendarëve të PDK-së.

Totaj ka theksuar se PDK mbetet e përkushtuar për vazhdimësinë e punës dhe rritjen e rezultateve, duke shtuar se synimi është që “suksesin e mandatit të parë ta çojmë edhe më lart në mandatin e dytë”.
Sipas tij, këto propozime janë pjesë e angazhimit të PDK-së për organizim të brendshëm dhe funksionim efikas në institucionet komunale./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
