Është përkujtuar poeti, Abdullah Thaçi, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij.
Shkrimtari dr. Xhevat Sylaj, e vlerësoi trashëgiminë letrare të Thaçit:
“Pas ndarjes nga jeta para 10 vitesh, Abdullah Thaçi na ka lënë vepra të çmuara dhe kujtime që do të jetojnë në zemrat e të gjitha gjeneratave që e njohën si krijues, njeri dhe edukator të brezit të ri”, tha Sylaj.
Publicisti dhe shkrimtari Skender Zogaj, tha se poeti Thaëi i mungon të gjithëve.
“Na mungon profesor Abdullahu, sikurse anëtarët më të ngushtë të familjes”, u shpreh ai.
Aktiviteti u organizua nga Biblioteka e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë dhe Art “Fidani”, duke mbledhur shkrimtarë, krijues letrarë, miq, bashkëpunëtorë dhe familjarë të poetit të ndjerë.
Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha e bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, tha se poeti Thaci ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë institucion.
“Poeti Thaçi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në këtë institucion, ku janë botuar shumë vepra të tij. Gjurmët e tij janë kudo mes nesh”, u shpreh ajo./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
Në fund të takimit, djali i poetit, Arbeni, falënderoi të pranishmit në emër të familjes:
“Takimet përkujtimore që organizohen çdo vit na japin forcë, por malli për babain tonë të shtrenjtë veçse është shtuar përgjatë këtyre 10 viteve.”
Takimi u shoqërua me recitime poezish