14.8 C
Prizren
E martë, 24 Shtator, 2024

Policia kërkon ndihmë për kapjen e tre personave, dyshohen për kultivim të kanabisit në Malishevë

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për kapjen e tre personave që dyshohen për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” në fshatin Panorc të Malishevës.

Policia ka publikuar fotografitë e tyre.

“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve që për çdo informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave fotografitë e të cilëve janë publikuar të njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ( apo 045285169).” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Hetues të antidrogës së Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjakovës, janë duke hetuar rastin lidhur me veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, me ç’rast në vendngjarje në tre (3) lokacione të ndryshme janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara për kanabis sativa me gjatësi 20-50cm.

Vendi i ngjarjes është Fshati Panorc, Malishevë, vendi i quajtur të “Lugajat, një zonë e thellë.

Lidhur me veprën e lartcekur penale me kërkesë nga rajoni kompetent, për tre (3) persona të dyshuar të përfshirë në rast, policia ka marr autorizim nga Prokuroria për publikimin e fotografive të (NN) personave, për identifikimin e tyre në mënyrë që të mundësohet sjellja e tyre para organeve të drejtësisë.

Kërkojmë ndihmën e qytetarëve që për çdo informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave fotografitë e të cilëve janë publikuar të njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ( apo 045285169).

Çdo informacion i ofruar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Te Ferrari besojnë te titulli: Edhe ne mund të shpallemi kampionë këtë sezon

Në Azerbajxhan, Ferrari iu afrua fitores së dytë radhazi, por në fund ishte McLaren ai që triumfoi. Megjithatë, Frederic Vasseur konfirmon përshtypjen se “kokëkuqja”...

Malisheva pëson humbjen e parë këtë sezon

Skuadra e Malishevës ka regjistruar humbjen e parë këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll. Drita ishte ekipi që ia shkaktoi Malishevës disfatën e...

Lajmet e Fundit