Ish-veprimtarë të çështjes kombëtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të skenës politike, kujtuan daljen e parë publike të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.
Në Drenoc të Rahovecit u shënua dalja e parë publike e UÇK-së, në Zonën Operative të Pashtrikut.
Në këtë 26-vjetor morën pjesë ish-themelues dhe veprimtarë që ndihmuan lëvizjen e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këto anë.
“Ngjarje si kjo na bën të ndihemi krenar, që i takuam asaj epoke të lavdishme, epokë që ndryshoi historinë, jo vetëm atë shqiptare, por edhe hartën e botës”, tha Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit.
Drenoci shërbeu si pikë lidhëse e armatimit dhe e luftëtarëve që shpërndaheshin në të gjitha operacionet kundër forcave serbe.
“Ky fshat ka qenë , mund ta quaj i tëri kazermë. Nga të gjitha anët kanë vërshuar e kanë ardhur këtu, i kemi pritur e përcjellë në çdo shtëpi, i kemi armatosur e i kemi shpërnda gjithandej”, tha Muharrem Berisha, bashkëluftëtar.
“I kemi armatosur këtu, në Drenoc, 20 djem, nuk po i jap me emra dhe me 26 prill kemi dalë në drekë haptas dhe i kemi zbrapsur forcat serbe”, tha Isuf Gashi, bashkëluftëtar.
Në kujtim të kësaj dite, Nait Hasani dhe ish-luftëtarë të tjerë e quajtën të padrejtë mbajtjen dhe gjykimin e ish-themeluesve të UÇK-së në Hagë./RTK
Marketing
Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi