-3.6 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Reshjet atmosferike dëmtuan rrugën nacionale Zhur-Dragash|Video

Rruga Prizren-Dragash është dëmtuar nga reshjet atmosferike të ditëve të fundit. Ky segment rrugor është mjaft i frekuentuar, ndërsa banorët lokalë ankohen për vështirësitë që u ka sjellë në qarkullim kjo pjesë e rrugës. Ministria e Infrastrukturës pritet të intervenojë së shpejti.

Rruga Zhur-Dragash ka pësuar dëme serioze nga reshjet e dendura të ditëve të fundit në vend. Në këtë segment rrugor, qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me vështirësi, për shkak të rrëshqitjes së trupit të rrugës, në këtë terren të thyer malor. Udhëtarët ankohen për qarkullimin e vështirë në këtë pjesë të rajonit të Prizrenit.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Prej kur kanë ndodhur vërshimet është në këtë gjendje, edhe paraprakisht ka qenë gjendja e dobët, është bërë njëfarë riparimi i rrugës këtu më herët, megjithatë nuk ka pas ndonjë rezultat të kënaqshëm, kjo pjesë është gjithmonë e frekuentuar me kalimtarë qa duhet me u veçua është se, gjithmonë ka ngrica këtu, me kushte që ka pas është mirëmbajtur, po nuk do të thotë se kanë bërë zgjidhje”, thotë Meriton Tërshnjaku, udhëtar.

“E kanë rregullua njëherë, por tash ka rrëshqit prapë, prej vetes, prej natyrës, gati dy- tre herë në ditë e frekuentojmë”, shton një udhëtar tjetër, Hamz Domuzeti

Vesel Omaj, udhëtar, shton se gjendja është katastrofë, “njeriu mbytet”.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Menaxheri i mirëmbajtës së rrugëve rajonale Bahti Nebiu, i tha RTK-së përmes telefonit, se, për momentin janë vendosur vetëm sinjalistikat, ndërsa këtë javë, pritet të realizohet një projekt në kuadër të ministrisë së infrastrukturës për të sanuar dëmin, pasi shkak kryesorë ngelen ujërat-nëntokësore në këtë terren dhe reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit.

Ndërkaq, pas reshjeve të borës, rrugët lokale janë të qarkullueshme, thotë drejtori i Shërbimeve

“Rrugët lokale janë të gjitha të qela, kemi pas shumë borë, ama traktorat janë në punë dhe po e pastrojnë borën. Kemi pas akull në disa vende, komuna për momentin s’ka kryp me hedh në rrugët lokale, ama krejt rrugët janë të hapura. Kemi për momentin veç trakstorat, nuk kemi asetete për me hedh kripë”, thotë Rexhep Ibrahimi, drejtor i shërbimeve publike në Dragash.

Express Kredi nga BiCredit

Dragashi është ndër komunat më të thella malore dhe trashësia e borës është gati 30 centimetra, por sipas Ibrahimit, banorët e Pllajnikut, Brodit e Restelicës, si lokacionet më të vështira, kanë qasje në rrugët kryesore.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme pas vërshimeve

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. "Komuna e Malishevës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak...

Dy të lënduar në Sllapuzhan të Suharekës, u therën me thikë nga një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi të njëjtit ishin ther me thikë nga...

Lajmet e Fundit